Një incident fizik ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes mes KB Gostivari dhe KB Buteli, në sallën sportive “Mlladost” në Gostivar.

Më 31 tetor, rreth orës 20:00, pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit mes KB “Gostivari” dhe KB “Buteli”, ka ndodhur një përplasje mes lojtarëve të të dyja ekipeve.

Sipas informacioneve policore, fillimisht ka pasur shtyrje të ndërsjellë mes basketbollistëve, ndërsa situata është tensionuar më tej.

Gjatë incidentit, ndihmëstrajneri i KB “Gostivari”, P.D., është përpjekur të sulmojë fizikisht lojtarët e ekipit kundërshtar, por është penguar nga të pranishmit.

Policia njofton se po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume