Pjesëmarrje e konsiderueshme e qytetarëve po vërehet edhe në fshatin Çellopek të Komunës së Bërvenicës, ku procesi zgjedhor po përcillet me interesim të madh.
Gazetari i TetovaSot, Nevrij Ademi, ndodhet në vendvotimin në Shkollën Fillore “7 Marsi” në Çellopek, prej ku po sjell raportime dhe pamje nga terreni.
Qytetarët po vazhdojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, ndërsa gara për drejtimin e Komunës së Bërvenicës zhvillohet mes kandidatëve të AKI-së dhe VMRO-DPMNE-së.