Sot e hënë, në Kuvendin e Kosovës do të mbajnë mbledhje pesë komisione parlamentare.

Në orën 11:30 do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Në këtë mbledhje parashihet konstituimi i komisionit dhe hartimi i planit të veprimit.

Ndërsa, komisioni për Integrim Evropian do të takohet në orën 09:00 me kryenegociatorin e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatorin kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Në të njëjtën orë, Komisioni për Arsim dhe Shkencë do të organizojë një tryezë diskutimi lidhur me sfidat dhe prioritetet në arsimin parauniversitar në Kosovë.

Në orën 13:00 do të mbahet mbledhja e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, ku do të shqyrtohet lista e kandidatëve të propozuar.

Ndërsa, në orën 14:30, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume