Punonjësit e Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut pritet të përfitojnë rritje pagash prej 10 për qind gjatë vitit 2027, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.

Paralajmërimi vjen pas miratimit të projektbuxhetit për vitin 2027 nga Qeveria, i cili duhet të kalojë edhe në Kuvend.

Sipas ministrit, rritja do të përfshijë jo vetëm pagën bazë, por edhe komponentët e tjerë të të ardhurave të punonjësve.

Misajllovski e cilësoi këtë si rritjen më të madhe historike të pagave në vlerë absolute, duke theksuar se është rezultat i bashkëpunimit me sindikatat dhe përpjekjeve për përmirësimin e kushteve të pjesëtarëve të Armatës.

Ai falënderoi kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministren e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, për mbështetjen e kësaj mase.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume