Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të mbeten shqetësuese. Në rajonin e Gostivarit është ngritur kallëzim penal ndaj një 22-vjeçari që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore.

Në Tetovë, një 34-vjeçare denoncoi se ish-partneri nga Shkupi e kishte ndjekur dhe kërcënuar, duke shkelur edhe masat mbrojtëse të vendosura nga Gjykata Themelore. Tetovasot raporton se ndaj tij do të pasojë kallëzim penal.

Në Prilep, policia arrestoi një 36-vjeçar pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht ish-partneren e tij, ndërsa në Sveti Nikollë një 49-vjeçar u ndalua pasi kërcënoi vajzën e tij 21-vjeçare.

Një tjetër rast tronditës u regjistrua në Kavadar, ku një grua 42-vjeçare denoncoi se ishte sulmuar dhe kërcënuar nga djali i saj i mitur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume