Zv. koordinatori i GP të VLEN-it, Adnan Azizi, priti në takim zëvendësambasadorin e Francës, Philippe Marcheto
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zv. koordinatori i Grupit Parlamentar
të VLEN-it, Adnan Azizi, priti në takim zëvendësambasadorin e Francës, Philippe Marcheto.
Gjatë takimit u diskutua për çështje me rëndësi për proceset demokratike dhe integruese të
vendit, me fokus të veçantë në Kodin Zgjedhor, Agjendën Reformuese dhe situatën aktuale
politike në vend.
Vëmendje e posaçme iu kushtua reformave në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe
avancimit të procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e mbështetjes së Bashkimit Evropian në tejkalimin e
sfidave me të cilat përballet vendi, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me partnerët
evropianë në realizimin e reformave dhe përmbushjen e prioriteteve në rrugën drejt
anëtarësimit në BE.



