Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka nisur procedurë hetimore ndaj dy punonjësve të Universitetit “Goce Dellçev”, të dyshuar për manipulime me të dhënat në sistemin elektronik të indeksave, përmes të cilave dyshohet se kanë përfituar rreth 21 mijë euro.

Sipas Prokurorisë, keqpërdorimet janë kryer gjatë periudhës 2021–2026. I dyshuari i parë, përgjegjës i sektorit për E-Indeks, dyshohet se udhëzonte të dyshuarën e dytë, e punësuar si referentе për çështje studentore, të fuste të dhëna të rreme në sistemin universitar.

Ata dyshohet se kanë ndryshuar, fshirë dhe fshehur të dhëna në bazën elektronike të studentëve, duke manipuluar rezultatet dhe evidencën akademike.

Për këto veprime, sipas dyshimeve të Prokurorisë, kanë përfituar kundërligjshëm rreth 21 mijë euro.

Të dyshuarit ngarkohen për veprat penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe mashtrim kompjuterik.
Prokurori publik ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dy të dyshuarit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume