Narrativat mohuese ndaj veçantisë nacionale dhe gjuhësore maqedonase, kur vihen në kontekste të caktuara shoqërore-politike siç janë marrëdhëniet maqedono-bullgare në kontekst të eurointegrimit të Maqedonisë, paraqesin formë të fjalorit urrejtës politik.

Kjo u porosit para fillimit të Tubimit shkencor “Mohimi i legjitimitetit politik të kombit maqedonas dhe veçantisë së gjuhës maqedonase si formë e fjalorit urrejtës politik” në organizim të Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike pranë USHCM dhe Qendrës hulumtuese për linguistikë areale “Bozhidar Vidoeski” pranë ASHAM-it.

Profesoresha dr.Ganka Cvetanova, e cila është një prej udhëheqësve të këtij projekti dyvjeçar, në deklaratë për mediumet theksoi se ky fjalor urrjtës është narrativë mohuese, mes tjerash, shkaktojnë mostolerancë, armiqësi mes shteteve, lloj të caktuar të diskriminimit, por gjithashtu, e minojnë edhe besimin në institucionet evropiane.

Cvetanova theksoi se gjuha është identifikuesi më i rëndësishëm i identitetit kulturor dhe të përgjithshëm dhe ajo është çështje e cila nuk guxon të qëndrojë në atë sferë.

“Sipas meje, fare nuk duhet të diskutohet në atë temë nëse gjuha maqedonase është gjuhë e posaçme, sepse siç thashë kjo është e drejta jonë e vetëpërcaktimit”, deklaroi Cvetanova.

Lidhur me atë, çka mund të bëjmë si shtet në kushte kur Bullgaria na kushtëzon dhe publikisht eurodeputetët në Parlamentin evropian me fjalor urrejtës flasin kundër gjuhës maqedonase, Cvetanova thotë se elitat politike duhet ta shterrin edhe diturinë edhe legjitimitetin në mbrojtje të së drejtës sonë të vetëpërcaktimit, që figuron më së larti në shkallën e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe të drejtave kulturore dhe gjuhësore, mu nga projekte të këtilla shkencoro-hulumtuese në të cilat komuniteti akademik, siç theksoi “jep një interpretim shkencor prëse nuk guxojmë të heqim dorë nga qëndrimet tona të cilat kanë rrezik identiteti”.

Tubimi del nga projekti shkencoro-hulumtues “Mohimi i veçantisë së gjuhës maqedonase dhe legjitimitetit politik të kombit maqeqdonas si formë e fjalorit urrejtës politik” dhe ka për qëllim të nxisë diskutim shkencor dhe interdisiplinar për mohimin e gjuhës maqedonase dhe identitetit kombëtar, implikimet e tyre politike, juridike, shoqërore dhe kulturore, si dhe çështjet lidhur me të drejtat e njeriut, diskriminimit dhe proceset bashkëkohore rajonale dhe evropiane.