Ka shkuar në 42 numri i personave të vrarë nga sulmi rus ndaj një qendre për shpërndarjen e ndihmave humanitare në rajonin e Zaporizhzhisë, në juglindje të Ukrainës.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës bëri të ditur se ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në rrënojat e një shkolle në Komyshuvakha, për të katërtën ditë radhazi.

Sipas autoriteteve, operacioni po zhvillohet në kushte jashtëzakonisht të vështira, ndërsa rreth 38 persona dyshohet se mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se shkolla, e cila përdorej për shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe strehimin e civilëve, ishte goditur nga disa bomba ajrore ruse.

Ndërkohë, policia rajonale bëri të ditur se 59 persona rezultonin ende të zhdukur, por disa prej tyre mund të jenë mes viktimave të identifikuara tashmë.

Për shkak të dëmtimeve të rënda të trupave, identifikimi i disa viktimave do të kryhet përmes analizave të ADN-së.

Deri më tani, autoritetet ruse nuk kanë komentuar mbi sulmin

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume