Numri i të prekurve nga gripi dhe sëmundjet e ngjashme me gripin në Maqedoni është rritur për 90,2 për qind brenda një jave.
Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), gjatë periudhës 26 tetor – 1 nëntor janë regjistruar 116 raste, krahasuar me 61 në javën paraprake.
Më së shumti raste janë regjistruar në Tetovë, 48, pasuar nga Kumanova me 26 dhe Shkupi me 13 raste. Tetova dhe Kumanova përbëjnë së bashku rreth 64 për qind të rasteve të raportuara.
Analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e virusit të gripit të tipit A, ndërsa është regjistruar edhe një rast pozitiv me koronavirus.
Nga fillimi i sezonit 2026/2027 janë regjistruar gjithsej 343 raste me grip dhe sëmundje të ngjashme, prej të cilave 127 në rajonin e Tetovës.
Ndërkohë, vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur më 21 tetor. Deri më tani, me vaksina falas janë imunizuar 11.629 persona nga kategoritë e rrezikuara.
ISHP rikujton se vaksinimi mbetet masa kryesore për mbrojtjen nga gripi sezonal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume