Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 5 nëntor në fshatin Studeniçan, ku një motoçikletë është përplasur me një autobus.
Sipas informacioneve të policisë, rreth orës 14:30, në rrugën “1”, motoçikleta “Suzuki”, e drejtuar nga S.O. (25) nga Koliçani i Poshtëm, është përplasur me një autobus që drejtohej nga G.N. (52) nga fshati Taor.
Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Urgjente pranë Kompleksit të Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.
Ekipet e SPB Shkup kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen.
TetovaSot do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.