Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar ish-qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së se, me vendimet e saj, ka krijuar pengesa politike në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese nuk do të ishin kusht për avancimin drejt BE-së nëse qeveria e kaluar nuk do të kishte pranuar marrëveshje të pafavorshme.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe i pandryshuar. Për shkak të politikave antishtetërore të qeverisë së kaluar, sot përballemi me një kusht politik, që janë ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Mickoski.

Ai shprehu optimizëm se vitin e ardhshëm vendi do të marrë një raport më pozitiv nga Komisioni Evropian, pasi disa reforma të Qeverisë, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit, nuk janë përfshirë në vlerësimin e sivjetmë.

Kryeministri theksoi se dialogu me Bullgarinë vazhdon, duke shpresuar në një zgjidhje që do t’i mundësonte Maqedonisë së Veriut të zhbllokojë negociatat me Bashkimin Evropian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume