Deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski ka thënë se përfaqësues të VMRO-DPMNE-SË dhe BDI-SË kanë kontakte mes veti, kryesisht në kuadër të Grupit punues për Kodin Zgjedhor.

Megjithatë ai theksoi se këto kontakte nuk janë lidhur me bashkëpunim të mundshëm qeveritar, por vetëm kolegjiale, duke shtuar se BDI nuk është ndonjë faktor të biseduar në këtë temë dhe duke thënë se koalicioni me VLEN megjithatë është më i mirë se koalicionet e mëhershme të BDI me LSDM.

Milloshoski foli edhe për zgjedhjet e mundshme të parakohshme parlamentare, duke thënë se Qeveria po punon sikur të shkojë deri në fund të mandatit, por se ne rast LSDM ose BDI, ose dyja së bashku vendosin të testojnë shumicën, VMRO-DPMNE është e gatshme edhe për zgjedhje të parakohshme.

Ai ka shprehut bindjen personale se në rast mbahen zgjedhje të parakohshme në pranverë, LSDM-ja do t’i bojkoton ato, për të evituar humbjen e thellë.