Një 34-vjeçare nga fshati Orashë e Epërme është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike gjatë ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, mëson TetovaSot.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, më 6 nëntor 2026, rreth orës 08:30, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Tearcë kanë vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm të bërë nga S.A. kundër M.I.(34), të dy nga fshati Orashë e Epërme.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, M.I. ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, grindje, sjellje të papërshtatshme dhe nënçmim ndaj zyrtarëve policorë.

Siç mëson TetovaSot, ajo është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor, ku po ndërmerren veprimet e mëtejshme për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

TetovaSot do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet lidhur me këtë rast.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume