Katër shtetas të Republikës së Turqisë janë arrestuar në Tetovë nën dyshimin për keqpërdorim të qëndrimit turistik në Maqedoninë e Veriut, mëson TetovaSot.
Sipas policisë, më 6 nëntor 2026 në orën 11:25, zyrtarët e Sektorit për Krimin Ndërkufitar, të Huajt, Migrimin dhe Riatdhesimin pranë SPB Tetovë kanë arrestuar I.D.(55), O.I.(45), B.T.(50) dhe K.T.(49).
Ata dyshohen se kanë qëndruar në vend në kundërshtim me qëllimin për të cilin u ishte lejuar hyrja si turistë.
Siç raporton TetovaSot, katër shtetasit janë ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tyre do të zhvillohet procedura përkatëse.