Një 13-vjeçar nga Tetova ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka dalë nga rruga me biçikletë, raporton TetovaSot.

Aksidenti ka ndodhur më 6 nëntor rreth orës 09:30 në rrugën “114”, ndërsa i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume