Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar nga protesta për nisjen e hetimeve të SPAK lidhur me çështjen “Albanian Files”.
Shehaj e cilësoi këtë një lajm të jashtëzakonshëm për të ardhmen e Shqipërisë, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama është nën hetim.
Sipas tij, kjo çështje dëshmon mënyrën se si Rama e trajtonte Shqipërinë si pronë për t’u ndarë mes miqve dhe arkitektëve të tij.
Kreu i Mundësisë theksoi se askush nuk është i paprekshëm dhe se vendi i Ramës është përpara drejtësisë.