Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, ka mohuar raportimet se personi që kreu sulmin në Krakov, që la të paktën 6 të vdekur, ishte pjesëtar i ushtrisë.

“Mohoj kategorikisht raportimet që po qarkullojnë publikisht se sulmuesi që kreu sulmin e sotëm në Krakov ishte ushtar i Forcave të Armatosura të Polonisë. Ky person nuk ka qenë dhe nuk është ushtar i Forcave të Armatosura të Polonisë dhe nuk ka pasur kurrë asnjë lidhje me ushtrinë”, deklaroi Kosiniak-Kamysz.

Më herët, policia bëri të ditur se në veturën e sulmuesit ishte gjetur një “sasi shumë e madhe armësh të tjera dhe municioni”.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume