Polonia ka shpallur dy ditë zie kombëtare pasi gjashtë persona u vranë gjatë të shtënave me armë zjarri në Krakov më 7 nëntor.

Autoritetet kanë thënë se i dyshuari, një polak 24-vjeçar, është në spital në gjendje kritike. Ai hapi zjarr nga makina e tij drejt qytetarëve, para se policia të ballafaqohej me të.

Autori u neutralizua nga dy policë, fytyra e njërit prej tyre u bë publike sot në rrjetet sociale.

“Fytyra e heroit! Jakub Kulik është njëri nga policët që, së bashku me kolegun e tij Artur Morański, neutralizoi sulmuesin në Krakov. Deri vonë, Jakub shërbente si ushtar në njësinë elitare të Batalionit të 18-të Ajror në Bielsko-Biała. Në kohën e lirë, ai shërben si zjarrfikës vullnetar në Njësinë Vullnetare të Zjarrfikësve në Leszczyny. Ai ia ka kushtuar jetën e tij ndihmës ndaj njerëzve të tjerë”, shkruan Visegrad 24 në një postim në X.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume