Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka emëruar Raim Ajroskin kryetar të Degës së BDI-së në Dollnen.

Emërimi vjen në kuadër të procesit të riorganizimit dhe fuqizimit të strukturave partiake në terren, të cilin BDI po e zhvillon me synimin e konsolidimit të organizimit të saj.

Sipas BDI-së, procesi synon forcimin e kapaciteteve organizative, rritjen e efikasitetit në veprimtarinë politike dhe thellimin e komunikimit me qytetarët, me qëllim të përfaqësimit të interesave dhe nevojave të tyre.