Një 26-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar në polici se është mashtruar për 6.800 euro gjatë tentativës për të blerë një automjet nga Gjermania.
Sipas denoncimit, ai kishte kontaktuar me një person përmes një faqeje gjermane për shitjen e automjeteve dhe më 29 tetor ia kishte transferuar shumën në llogarinë bankare.
Tetovasot mëson se kur kompania e transportit shkoi në adresën e dhënë për të marrë automjetin, u konstatua se personi nuk jetonte aty dhe se adresa ishte e rreme.
Policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.