Policia e Gostivarit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi dyshohet se ka kërcënuar një punonjëse të Prokurorisë Themelore Publike dhe më pas ka sulmuar një polic gjyqësor.
Tetovasot raporton se incidenti ndodhi në ambientet e Prokurorisë, ku i dyshuari fillimisht u soll në mënyrë agresive ndaj të punësuarës dhe më pas sulmoi policin gjyqësor gjatë kryerjes së detyrës.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me kallëzim përkatës.