Sonda hapësinore Voyager 1 pritet të shënojë një tjetër moment historik në eksplorimin e universit gjatë këtij muaji.
Më 18 nëntor 2026, në orën 05:16 sipas kohës lindore amerikane, sonda do të arrijë distancën rekord prej rreth 26 miliardë kilometrash nga Toka, një largësi që drita e përshkon për 24 orë të plota.
Kjo do të thotë se çdo sinjal i dërguar nga Toka drejt sondës, ose anasjelltas, do të kërkojë saktësisht një ditë për të mbërritur në destinacion, duke e bërë Voyager 1 objektin e parë të krijuar nga njeriu që arrin këtë kufi hapësinor.
I nisur nga NASA në vitin 1977 me një mision fillestar katërvjeçar, Voyager 1 hyri në hapësirën ndëryjore në vitin 2012 dhe vazhdon të dërgojë të dhëna gati 50 vjet pas nisjes.