Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë vendimin e Presidentes për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sipas agjendës, mbledhja do të mbahet në orën 09:30, transmeton Klankosova.tv

Pika kryesore e diskutimit do të jetë Vendimi i Presidentes për kthimin në rishqyrtim të Ligjit nr. 11/L-001, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në rend dite janë edhe miratimi i rendit të ditës dhe pika të ndryshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume