TetovaSot me dokumentin origjinal në zyrën e Bujare Abazit për Alta Bankën: A e di drejtoresha e VLEN-it çfarë ka nënshkruar? (VIDEO)
TetovaSot ka siguruar dokumentin zyrtar që mban emrin dhe nënshkrimin e Bujare Abazit, në lidhje me procedurën përmes së cilës bankës serbe “ALTA Banka” iu mundësua të paraqesë ofertë për blerjen e aksioneve të “Stopanska Banka” në Manastir.
Dokumenti, i miratuar më 10 shtator 2025, në kohën kur Bujare Abazi drejtonte Komisionin për Letra me Vlerë, dëshmon se ajo ka qenë në krye të institucionit që miratoi hapjen e kësaj procedure.
Gazetari i portalit TS, Ruvejd Idrizi sot me dokumentin zyrtarë tentoi të futet në zyrën e Bujare Abazit për të pyetur nëse ajo e dinte se çfarë dokumenti ka nënshkruar, por sipas gazetarit ajo nuk ishte në zyrë.
Vide0 e polotë