Artisti me rrënjë nga Kërçova, Adem Dalipi, ka tërhequr vëmendjen gjatë diplomimit në Universitetin Northern Illinois në SHBA, duke mbajtur një shall me shqiponjën dykrenare shqiptare.
I lindur dhe rritur në Amerikë, Dalipi ndau momente emocionuese nga ceremonia, ku ishte i shoqëruar nga familjarët, të cilët i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme.
Prindërit e tij janë nga Kërçova, ndërsa artisti ka theksuar se familja e ka edukuar gjithmonë me dashurinë për kulturën dhe traditat shqiptare.
Adem Dalipi është bërë i njohur edhe për pjesëmarrjen në “American Idol”, ku fitoi “biletën e artë” nga juria e përbërë nga Lionel Richie, Katy Perry dhe Luke Bryan.
Edhe në një nga ditët më të rëndësishme të jetës, ai zgjodhi ta shfaqë me krenari identitetin e tij shqiptar.