Savash Veliu
Këto dy institucione përfaqësojnë fillimin dhe fundin — alfën dhe omegën — e hegjemonisë së rendit sionisto-globalist mbi mbarë botën. Davosi shërben si një vitrinë revijale për politikanët globalë; figura më lojalo-servil dhe “Homiç” nga ky forum ftohen në Grupin Bilderberg, ku përgatiten si “individë të zgjedhur” për të ardhur në pushtet në vende apo shtete të ndryshme. Ana Brnabiç nga Serbia është një shembull i tillë e ftuar në Bilderberg — ajo mund të shërbejë madje edhe si koordinatore kryesore (ose drejtuese) për të gjithë Ballkanin Perëndimor; kush e di!
Çështë më me rëndësi për shqiptarët të dihet se edhe; Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH) u themelua nga boshti serbo-rus (Bilderberg); ajo shkatërroi sistemin shumëpartiak dhe, në vend që të vepronte sipas vullnetit të popullit, imponoi një regjim sllavo-bolshevik me grykën e pushkëve, duke sjellë në pushtet “enverizmin” nga e cila lindi “njeriu i ri – zombi komunist”. Nëse doni të shkatërroni një komb, nuk ka nevojë për pushtim ushtarak.
Mjafton ta bëni të harrojë historinë e tij, ta korruptojë gjuhën e tij (largimi skandaloz i gegnishtes), ta largojë nga feja e tij dhe kështu të korruptojë vlerat dhe moralin e tij shpirtëror… këtë e bëri Enveri partizan sionist!
Duhet kuptuar se komunizmi — dhe komunistët marksistë-leninistë — përfaqësonin një ringjallje të lëvizjes çetnike serbe brenda radhëve të tyre; me një ndryshim të vetëm: mjekrat që mbanin ata që kryen masakrat ishin zhdukur, por veprat jo. Dhe kështu kanë mbetur deri më sot!
Për pasojë, kjo lëvizje politike duhet të japë llogari para popullit për krimet kulturo-politike që ka kryer ndaj kombit. Për më tepër, aparati shtetëror shqiptar, i drejtuar nga Londra, u ndërtua nga shërbimi sekret serb në Beograd. Në vitin 1943, ky shërbim — në bashkëpunim me Enverin — krijoi SHISH-in (Shërbimin e Inteligjencës Shtetërore), i cili vazhdoi të ekzistonte gjatë gjithë pjesës së mbetur të jetës së tij. Edhe sot e kësaj dite, SHISH-i vazhdon të vendosë në pozicione kyçe pushteti individë besnikë ndaj Serbisë dhe Greqisë (Në një kohë, SHISH-i dhe SHIK-u më kërcënuan për shkak të bindjeve të mia dhe ma bënë jetën të padurueshme.)
Sot, këta janë rusoserb të cilët — në koordinim me katolikë të verbër, të cilët janë plotësisht të nënshtruar ndaj Vatikanit (i cili vetë pretendon se “Kosova është tokë serbe”) — organizojnë grupe anti-islamike, anti-myslimane dhe anti-turke. Për më tepër, mes tyre duhet përmendur edhe lëvizja “Budučnost”, e cila synon të promovojë konvertimin në katolicizëm!
E mira është se edhe CIA ka depërtuar brenda SHISH-it; pavarësisht situatës përgjithësisht të zymtë me të cilën përballemi, kjo mund të shihet si një zhvillim pozitiv, pasi nxit një qëndrim pro-amerikan larg rusofilisë. Kjo, sepse ndërsa Evropa na sheh si një entitet të fragmentuar, Amerika favorizon një strukturë të unifikuar — të përqendruar te korridori-8 dhe rreth bazës ushtarake Bondsteel. Një aspekt tjetër pozitiv, nga ky këndvështrim, është se edhe Turqia mbështet një komb shqiptar të unifikuar dhe synon të marrë nën kontroll bazën Bondsteel nëse Amerika tërhiqet nga Evropa.
Sipas informacioneve që kam mbledhur gjatë 20 viteve të fundit, vet CIA parashikon shfaqjen e një “Shqipërie të Madhe” deri në vitin 2035!
Kjo është pikërisht arsyeja pse ata zombista komunist që janë në pushtet mbajnë vazhdimisht një qëndrim kundër Amerikës dhe Perëndimit, pra proruse; megjithatë, sot, gjeopolitika e pushtetit dhe ekuilibri i forcave po ndryshojnë sepse globalizmi po rrënohet dhe këta aktor humbasin në fuqi.
Nëse Amerika nuk mund ta përkufizojë konceptin “një komb, një shtet”, atëherë jam i sigurt se Turqia — e cila po ngrihet me shpejtësi si një fuqi globale në rajonin euroaziatik — do ta bëjë këtë, sepse ajo është e vetmja që ka pranuar Shqipërinë bashkë me katër vilajetet etnike!
Pra që nga pavarësia e Shqipërisë, shërbimet e inteligjencës së Greqisë, Serbisë dhe Italisë kanë formësuar politikën shqiptare; ishin pikërisht ato që eliminuan një nga një figurat e Rilindjes të pavarësisë Kombëtare — dhe ky gjah vazhdon edhe sot e kësaj dite nga shërbimet e tyre sekrete…
Ishte Enverizmi i cili erdhi në pushtet jo nëpërmjet votave të popullit, por nëpërmjet tytave të pushkëve. Si pasojë, marksistë-leninistët vunë në skenë ngritjen e tyre në pushtet – një skenografi e koreografuar mirë nga sionistët antishqiptar!
Shërbimet sekrete dhe mafia në Shqipëri janë një organizmë i vetëm, pra dy embrione me një trup dhe këta vendosin pushtetarët kukulla në pushtet. Dhe këta kishin një plan për ndarjen e Kosovës?
Pyetni veten; Kush i krijon partitë politike – populli apo shërbimet?
Shërbimet sekrete dhe mafia – a janë ato një strukturë e vetme?
A është gjithçka në duart e shërbimeve dhe të mafias?
Kush e sundon Shqiptarinë – populli apo shërbimet sekrete?
Pra kini kujdes për të drejtat e të tjerëve — të drejtat e popullit, gjakun e dëshmorëve dhe pretendimet që të tjerët mund të kenë ndaj jush — dhe mos i shkelni ato! Sepse barra e një veprimi të tillë është e rëndë — jashtëzakonisht e rëndë!!!