Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë.
Kjo ndeshje po luhet në kuadër të xhiros së pestë në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Shqipëria po fiton 1-0 pas pjesës së parë, me golin e shënuar nga Rey Manaj.
Manaj shënoi në minutën e 28-të të ndeshjes.
Me këtë rezultat, Shqipëria do të shkonte në 15 pikë dhe do ta mbyllte këtë cikël në Ligën e Kombeve, duke u kualifikuar direkt në Ligën B.