Një 72-vjeçar nga Kërçova është arrestuar pasi, nën ndikimin e alkoolit, kishte shtënë disa herë me pushkë nga shtëpia e tij në fshatin Svijnishtë. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:00.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia ka arrestuar P.T. dhe ia ka konfiskuar armën. Testi i alkoolit ka treguar se ai kishte 1,56 promilë alkool në gjak.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume