Më 25 nëntor 2026, Shkupi do të jetë në qendër të dialogut rajonal për të ardhmen e energjetikës.
Në hotelin “Aleksandar Palace” do të mbahet Forumi i Parë për Diplomacinë Energjetike, me temë ,,Burimet e ripërtëritshme dhe gratë në sektorin energjetik”, i cili do të mbledhë përfaqësues të qeverive, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare, trupit diplomatik, kompanive energjetike dhe investitorëve.
Si të sigurojmë më shumë investime në burimet e ripërtëritshme? Si ta forcojmë bashkëpunimin rajonal në fushën e energjetikës? Si të krijojmë më shumë mundësi që gratë të marrin pjesë në marrjen e vendimeve kyçe?
Këto janë disa nga pyetjet që do të jenë në fokus të forumit, me synimin për të nxitur partneritete të reja, për të shkëmbyer përvoja dhe për të krijuar mundësi konkrete për zhvillimin e projekteve të qëndrueshme energjetike. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet financimit të tranzicionit të gjelbër, tërheqjes së investimeve, partneriteteve publiko-private dhe ndërlidhjes rajonale.
Në kuadër të forumit është paraparë edhe themelimi zyrtar i Rrjetit të Grave në Diplomacinë Energjetike (Women in Energy Diplomacy Platform), i cili do të krijojë hapësirë të re për bashkëpunim rajonal, rrjetëzim profesional dhe fuqizimin e lidershipit të grave në sektorin energjetik.
Ngjarja organizohet nga Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, në partneritet me Zyrën e Kombeve të Bashkuara, UNDP-në dhe Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE).
Më 25 nëntor, Shkupi do të jetë vendi ku do të lindin ide të reja, partneritete ndërkombëtare dhe bisedime që mund të shndërrohen në investime konkrete në sektorin energjetik. Ftojmë të gjithë përfaqësuesit e interesuar të institucioneve, kompanive, sektorit financiar, komunitetit akademik dhe profesionistët e fushës së energjetikës të bëhen pjesë e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar.
Shihni agjendën dhe regjistrohuni për të marrë pjesë: https://forum.energy.gov.mk/
Me respekt,
Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume