Deklarimet dhe pretendimet e publikuara te Rami Mislimit janë të pavërteta, tendencioze dhe cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin, integritetin dhe reputacionin tim.
Është e papranueshme që përmes publikimeve të tilla, pa verifikim të fakteve dhe pa asnjë bazë të vërtetuar, të ndërtohen narrativa që synojnë të njollosin emrin tim dhe të krijojnë perceptim të rremë në opinionin publik.
E bëj të qartë se nuk do të lejoj që shpifjet dhe manipulimet të përdoren si instrument për sulme personale apo për përfitime politike.
Për këtë arsye, kërkoj nga autori i publikimit që:
1. Të tërheqë menjëherë pretendimet e pavërteta të publikuara.
2. Të publikojë një përgënjeshtrim dhe kërkimfalje publike, në të njëjtën hapësirë dhe me dukshmëri të barabartë me publikimin fillestar, brenda 15-të ditëve.
Në të kundërtën, pa paralajmërim të mëtejshëm, do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe do të inicioj procedurë gjyqësore për shpifje dhe cenim të reputacionit, duke kërkuar edhe kompensimin përkatës të dëmit.
Liria e shprehjes është e drejtë demokratike, por ajo nuk është licencë për shpifje. Kritika është e mirëpritur, por përgjegjësia për atë që publikohet është e pashmangshme.
Nuk kërkoj privilegj, por respektimin e së vërtetës dhe të ligjit