Pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë njoftuar një nismë për krijimin e një qendre në Ruandë, ku do të dërgohen emigrantët, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar dhe që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Nisma është ndërmarrë nga Gjermania, Austria, Danimarka, Greqia dhe Holanda, të cilat kanë nisur negociatat me qeverinë e Ruandës për ngritjen e një të ashtuquajture qendër kthimi per personat te cilet nuk mund te kene qendrim te ligjshem ne shtetet Europiane.
Ishte Kancelari Austriak Christian Stocker dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen qe prezantuan projektin së bashku me përfaqësues të vendeve të tjera pjesëmarrëse dhe ministrin e Brendshëm të Ruandës.
Sipas deklaratës së përbashkët, synimi është që negociatat të përfundojnë sa më shpejt me arritjen e nje marreveshje , në mënyrë që transferimet e para të emigrantëve të mund të nisin gjatë vitit 2027. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e cilësoi projektin si një ndryshim të rëndësishëm në përpjekjet për të frenuar emigracionin e parregullt duke thene se Europa do te marr kontrollin e kufinjeve te saj.
Sipas planit, qendra në Ruandë do të presë persona të cilëve u është refuzuar përfundimisht e drejta e azilit në vendet evropiane dhe që nuk mund të riatdhesohen në shtetet e tyre të origjinës. Projekti parashikon strehimin e tyre në ambiente të hapura dhe të përkohshme, ku ata mund të kenë mundësi të integrohen në shoqërinë vendase. Sipas qeverisë holandeze, emigrantët do të kenë të drejtë qëndrimi, si dhe akses në arsim, tregun e punës, kujdesin shëndetësor dhe sistemin ligjor.
Në fazën e parë, vendet pjesëmarrëse kanë vendosur që në Ruandë të transferohen vetëm burra të rritur që udhëtojnë të vetëm, duke përjashtuar të miturit e pashoqëruar. Kostot e projektit, përfshirë strehimin e përkohshëm, do të mbulohen nga pesë vendet evropiane. Nisma vjen pas miratimit të rregullave të reja të Bashkimit Evropian për kthimin e emigrantëve, të cilat synojnë përshpejtimin e dëbimeve dhe krijojnë mundësinë që shtetet anëtare të krijojnë qendra të tilla jashtë territorit të Unionit.
Kjo marreveshje duket se eshte frymezuar nga Modeli I Bashkepunimit mes Italise dhe Shqiperise, marreveshje kjo e cila u be një nga eksperimentet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian për transferimin dhe menaxhimit të emigracionit jashtë kufijve të tij.
Megjithatë, projekti me Ruandën paraqet një ndryshim të rëndësishëm: ndërsa në Shqipëri qendrat administrohen nga autoritetet italiane dhe parashikohet largim I ketyre emigranteve pas shqyrtimit te ceshtjes se tyre te azilit, plani i ri I 5 vendve Europiane synon krijimin e një strukture në Ruandë, ku emigrantët do të kenë të drejtë qëndrimi dhe mundësi integrimi në shoqërinë vendase.