Alta Banka është bërë temë debati në emisionin “Click Plus” në TV21, ku janë përplasur nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha, dhe analisti Florian Nesimi.
Gjatë diskutimit për këtë çështje, Hoxha iu drejtua Nesimit duke i thënë: “I ke ngatërruar dokumentet”.
Arjanit Hoxha: E kuptoj se dikush dëshiron ta defokusojnë opinionin, me vjen keq që VLEN ka marrë këtë rol.
Florian Nesimi: Te informacioni i Qeverisë i datës 6 qershor 2023 nuk shkruan Halk Banka, shkruan Alta Banka
Arjanit Hoxha: Ja zotri Halk Bank e ke.
Florain Nesimi: E kam lexuar.
Arjanit Hoxha: Në atë kohë nuk ka ekzistuar Alta Banka. Unë po ta tregoj ti thua e kam pa.
Florain Nesimi: Aksionet të cilat i kanë takuar Alta Bankës së Serbisë si trashëgimtare e suksecionit të Jugosllavisë, edhe Maqedonisë i ka takuar një pjesë e aksioneve.
Arjanit Hoxha: E keni gabim, i ke ngatërruar dokumentet.