Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti qëndroi sot në Strugë ku së bashku me kryetarin e Komunës, Mendi Qyra, zhvilloi takim me përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, ministra, zëvendësministra, deputetë dhe kryetarë komunash.

Në fokus të takimit ishin çështjet që përcaktojnë të ardhmen e Strugës: investimet infrastrukturore, Korridori 8, zhvillimi i turizmit, menaxhimi i bregut të Liqenit të Ohrit dhe projektet që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve, derisa është vizituar edhe vendkalimi Qafë Thanë pas marrëveshjes së ratifikuar kufitare me Shqiperinë.

Bashkëpunimi me pushtetin lokal dhe angazhimi i institucioneve qendrore janë garanci për t’i çuar përpara projektet që Struga i pret prej vitesh.

VLEN është në terren edhe pas zgjedhjeve, sepse përgjegjësia ndaj qytetarëve nuk njeh sezone politike!

Struga meriton më shumë dhe VLEN është e vendosur që këtë potencial ta kthejë në zhvillim konkret.