Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi pozitive ndërtimin e Muzeut Hebraik në Vlorë, ndërsa deklaroi se PD-ja nuk pajtohet me asnjë qëndrim antisemit.

“Partia Demokratike është një parti e tolerancës fetare dhe e respektit të pafund. Ajo nuk pajtohet, në mënyrë absolute, me asnjë qëndrim antisemit. As anti-feve të tjera”, tha Berisha.

Ai vlerësoi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bashkëjetesën historike mes dy komuniteteve. “Përderisa ata kanë pasur një bllok të tyre, një zonë të tyre ku kanë jetuar ato familje, ndërtohet një muze në kujtim të kësaj historie. Unë e quaj pozitive”, u shpreh kreu i PD-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume