Fituesi i vitit të kaluar i manifestimit kombëtar “Poetry Slam Macedonia”, Viktor Spaseski nga Prilepi, do ta përfaqësojë Maqedoninë në Kampionatin Evropian të Slem-Poezisë, i cili do të mbahet nga 19 deri më 21 nëntor në Graz të Austrisë informon Tetovasot.
Spaseski do të garojë me kampionët e 30 shteteve evropiane për titullin e kampionit evropian në slem-poezi, si dhe për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Organizatorët bëjnë të ditur se pjesëmarrësit do të prezantojnë tekste origjinale, me zgjedhje të lirë të temës, me kufizim kohor prej katër minutash, pa kostume apo rekuizita. Në skenë do të jenë vetëm poetët, fletët e tyre dhe zëri i tyre, ndërsa fituesin do ta vendosë publiku.
Në kampionat marrin pjesë përfaqësues nga 30 vende evropiane, të ndarë në dy gjysmëfinale. Maqedonia do të garojë në gjysmëfinalen e parë, së bashku me Austrinë, Belgjikën, Qipron, Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Irlandën, Letoninë, Luksemburgun, Norvegjinë, Poloninë, Skocinë, Sllovakinë dhe Slloveninë.
Që nga viti 2014, Maqedonia është përfaqësuar në Kampionatin Evropian të Slem-Poezisë nga disa autorë të njohur, ndërsa fituesja e sivjetme e garës kombëtare, Valerija Damçevska nga Manastiri, do ta përfaqësojë vendin në edicionin e ardhshëm, i cili do të mbahet në Estoni.Tetovasot