Një fëmijë tetëvjeçar nga Kumanova, me vendbanim në Tetovë, është gjetur duke lypur lëmoshë në rrugën “Ilinden” në Tetovë, duke rrezikuar sigurinë e tij dhe të pjesëmarrësve në komunikacion, mëson Tetovasot.
Rasti është raportuar në SPB Tetovë rreth orës 00:30 të datës 17 nëntor. Me urdhër të prokurorit publik, me fëmijën është zhvilluar bisedë në prani të një inspektori për delikuencë të të miturve dhe një psikologu nga Qendra për Punë Sociale, ndërsa më pas atij i është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj nënës së tij, S.D. (33), do të ngrihet kallëzim penal për veprën “Neglizhencë dhe keqtrajtim i fëmijës”, raporton Tetovasot.