Një motoçiklist 48-vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore pas një aksidenti trafiku në Shkup informon Tetovasot.
Sipas informacioneve të SPB Shkup, aksidenti ka ndodhur më 18 nëntor rreth orës 17:30 në kryqëzimin e rrugëve “Vodenska” dhe “Kryengritja e Razlovës”.
Në aksident janë përfshirë një automjet “Peugeot” me targa të Shtipit, i drejtuar nga D.G. (28) nga Shtipi, dhe një motoçikletë me targa të Gjevgjelisë, e drejtuar nga D.K. (48) nga Shkupi.
Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.
Ekip policor ka kryer këqyrje në vendin e ngjarjes.