Ata janë ndër të parët që dalin në rrugë dhe ndër të fundit që përfundojnë punën. Në shi, borë, vapë apo të ftohtë, punëtorët e Higjienës Komunale kujdesen që qyteti të mos mbulohet nga mbeturinat. Por, përkundër punës së rëndë dhe kushteve të vështira, ata përballen edhe me një problem tjetër vonesat në marrjen e pagave.

Përkundër faktit se ligji për Marrëdhënie Pune, obligon punëdhënësin që pagën për muajin paraprak ta paguajë jo më vonë se data 15, punëtorët e Higjienës përballen me vonesa të pagave.

”E vështirë është dhe me pagat jemi shumë dobët, punoj edhe pa vendim. ”Sot i 18, kur e morët pagën? Sot e mora. Dje e kishin lëshuar e sot e mora. Pa vendim dhe luajnë me neve. Është e vështirë sigurisht? Po, është se patjetër duhet të pastrosh këtë. ”Familja mbahet vetëm nga të ardhurat e tua?! Varet vetme nga unë. E kur ke vonesa si ia bën? Është problem kur nuk i lëshojnë në kohë. Tani askush nuk të jep veresi si më herët neper dyqane. Në markete nëse nuk ke para s’mund të marrësh asgjë. Sa anëtarë të familjes varen nga paga jote? Pesë, tre fëmijë dhe unë e shoqja.” tha Punëtori i Higjienës Komunale

Me fshesat tradicionale në duar dhe me jelekë reflektues në vend të uniformave, vonohet apo nuk vonohet paga, pastrimi i rrugëve nuk ndalet, ata vazhdojnë punën.

Frika më e madhe e shumicës së punëtorëve është se nëse flasin haptas për kushtet e këqija të punës mund edhe ta humbin punën.

Nga “Higjiena Komunale – Shkup” nuk tregojnë për shkaqet e vonesave të pagave. Punëtorët edhe vitet e kaluara përballeshin me probleme financiare dhe organizative si dhe mungesë të uniformave adekuate për punë.