Një incident është raportuar në një objekt shitës në fshatin Negotinë të Gostivarit.
Sipas policisë, më 20 nëntor 2026, në orën 21:00, një 42-vjeçare nga Gradeci ka denoncuar se gjatë orarit të punës, B.M. nga Negotina ka prishur rendin dhe qetësinë publike me të bërtitura, zënka dhe sjellje të pahijshme, duke e ofenduar me fjalë fyese.
Policia po dokumenton rastin dhe ndaj të dyshuarit do të paraqitet parashtresë përkatëse, raporton Tetovasot