Sot, më 22 nëntor, shqiptarët kudo që jetojnë shënojnë Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare.

Kjo ditë shënon 118-vjetorin e Kongresit historik të Manastirit, i cili u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, ku delegatë nga trevat shqiptare vendosën themelet e unifikimit të alfabetit shqip.

Në shënimin e kësaj dite, në Manastir do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për të marrë pjesë në aktivitetet kushtuar kësaj ngjarjeje historike.

Kongresi i Manastirit shënoi një moment historik për bashkimin kulturor dhe gjuhësor të shqiptarëve, duke i hapur rrugë zhvillimit të arsimit, kulturës dhe identitetit kombëtar.

22 Nëntori mbetet simbol i unitetit, dijes dhe dashurisë për gjuhën shqipe, një trashëgimi që duhet ruajtur dhe përcjellë te brezat e ardhshëm./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume