Sikur po impresonohemi nga ajo që dikush na servon si të vërtetë.Mendoj se shumë po ndikojnë mediat sociale.Çdo gjë atje konkurron për vëmendje .Sa më i madh reagimi , aq më e dukshme përmbajtja.Sa më dramatike titulli, aq më shumë ka gjasa që ti bindemi mbrendisë së tekstit pa e lexuar fare.Një kompliment i thjeshtë mund të na humbasë lehtësishtë midis emocioneve dhe fjalëve të mëdha…
Skënder MULLIQI
Mund edhe të gaboj, por po më duket se kemi arritur vërtetë në një kohë , ku asgjë nuk mund të jetë e mirë , e bukur , interesante apo e talentuar.Si duket botën më shumë e kan në vërshuar antivelerat.Njerëzit sikur janë mësuar të ikin nga realiteti, duke bësuar në spektakolaren, fenomenalen e gjera tjera jo shumë të kuptimta.Sikur kemi humbur ndjenjeën e proporcionit në reagimet tona.Asgjë nuk është ashtu siq duket.Po kënaqemi më irealen, më të pa dobishmen, me ate që nuk na shërben shumë në jetë.Ajo që nuk prekët, nuk ndihet në shpirt, nuk ka të bëjë më njerëzoren .Talenti i dikujt duhet të sherben për gjera të dobishme, mbrëslënëse , në besim në jetën reale e jo në diqka imagjinare.Sikur po kënaqemi më gjera të vogla, dhe sikur aty po përfundon gjithqka.Secili njeri duhet të këtë ambiciet në jetë.Sikur po impresonohemi nga ajo që dikush na servon si të vërtetë.Mendoj se shumë po ndikojnë mediat sociale.Çdo gjë atje konkurron për vëmendje .Sa më i madh reagimi , aq më e dukshme përmbajtja.Sa më dramatike titulli, aq më shumë ka gjasa që ti bindemi mbrendisë së tekstit pa e lexuar fare.Një kompliment i thjeshtë mund të na humbasë lehtësishtë midis emocioneve dhe fjalëve të mëdha.Dhe , duke u ndikuar në këtë mënyrë ajo po shprehet në shumë raste në jetën e përditshme .Nuk mjafton më të na pëlqejë diqka.Çdo gjë në jetë është e mirë apo e keqe, e dobishme , apo e pa dobishme .Jeta na përballë më gjera që na shqetësojnë , që na surprizojnë për të mirë , apo duhet të na tmerrojnë.Me shumë duket së po jetohet midis emocioneve dhe të vërtetës.Ndoshta thjesht jemi mësuar me simulim.Çdo gjë duhet të jetë e re, më e fortë dhe më interesante se më parë.Kjo ka logjikë në jetë dhe në punë.Është apsurditet kur diqka që është normale fillon të na duket e mërzitshme.Ku mbetët e vërteta, kur gjithqka fillon të në duket së është një spektakël?Dhe atëherë shtrohet pyetja së a ka mbetur vend për të vërtetën?E vërteta nuk është vetëm në fjalë, ajo duhet të ndjehet .Njeriu sigurishte së ka nevojë për pak emocione , por edhe për pak më shumë moderim.Të përjetojmë diqka të bukur , diqka reale dhe thjesht ta shijojmë.Mos të harrojmë së çdo veper e mirë është një mrekulli.Dhe, kjo ndonjëherë edhe është e mjaftueshme.Sikur njerëzitë janë bërë vërtetë më emaptikë , sikur janë pajtuar të jetojnë më shumë më iluzione , se sa më të vërtetën?Nuk jetohet më iluzione të humbura, më diqka jashtë realitetit.Ambiciet në jetë arrihen duke besuar në vetën tonë dhe në realitetin.Të shfaqim ndjenjat tona aty ku duhet.Njëriu krijon karrierë të shkëlqyer në jetë, vetëm duke u bazuar në realen dhe në forcën e punës…