Një i mitur 15-vjeçar nga Kavadari, me vendbanim në Demir Kapi, është kallëzuar për posedim të drogës.
Sipas policisë, më 8 prill 2026, gjatë një kontrolli në “Parkun e Ri” në Demir Kapi, tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Ndaj të miturit është dorëzuar njoftim për veprën penale që lidhet me prodhimin dhe qarkullimin e paautorizuar të drogave narkotike, raporton Tetovasot.