11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë diagnostikuar me HIV/AIDS. Shifrat janë konfirmuar zyrtarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, përmes të dhënave të publikuara në regjistrin e transparencës.
Sipas institucionit, të 11 personat e kanë marrë infeksionin përpara se të futeshin në sistemin penitenciar, duke përjashtuar kështu, sipas të dhënave zyrtare, infektimin gjatë qëndrimit në burg.
Prania e personave me HIV/AIDS në institucionet e vuajtjes së dënimit ngre gjithashtu pyetje mbi aksesin në trajtim të vazhdueshëm mjekësor, monitorimin e gjendjes shëndetësore dhe kushtet e kujdesit për të burgosurit që jetojnë me këtë infeksion.