SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal ndaj P.S. (40) për veprat penale “Fajde” dhe “Zhvatje”.
Sipas hetimeve, ai i kishte dhënë hua para një personi me detyrimin për të kthyer një shumë shumë më të lartë, ndërsa më pas e kishte kërcënuar me jetë atë dhe familjen e tij, duke ushtruar edhe dhunë fizike.
Rasti është proceduar në organet kompetente, raporton Tetovasot.