Tronditet showbizi turk! Operacion i madh, 35 urdhër-ndalime, 20 të ndaluar mes tyre edhe aktorë të njohur (VIDEO)
Një operacion i gjerë antidrogë në Stamboll ka përfshirë emra të njohur të showbiz-it turk. Mes personave të ndaluar janë edhe tre aktorë të njohur të serialeve turke, si dhe biznesmen. Prokuroria ka lëshuar 35 urdhër-ndalime, ndërsa hetimet përfshijnë dyshime për trafikim, furnizim dhe përdorim të lëndëve narkotike
Showbiz-i turk tronditet nga një operacion i gjerë antidrogë në Stamboll, ku në pranga kanë përfunduar emra të njohur të artit dhe biznesit.
Mes personave të ndaluar janë këngëtari dhe aktori Özcan Deniz, aktoret Deniz Çakır dhe Burcu Özberk, si dhe biznesmeni İzzet Özilhan, pjesë e drejtimit të grupit të njohur Anadolu.
Sipas mediave turke, Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka lëshuar 35 urdhër-ndalime, ndërsa gjatë aksionit të zhvilluar mbrëmjen e së martës janë ndaluar 20 persona.
Hetimet përfshijnë disa dyshime penale, mes tyre prostitucionin, trafikimin dhe furnizimin me lëndë narkotike, si dhe përdorimin apo posedimin e substancave të paligjshme.
Vendimet për ndalimet janë marrë pas analizimit të dëshmive, deklaratave, raporteve të ekspertizës dhe materialeve digjitale të sekuestruara nga telefonat celularë.
Ky operacion është pjesë e një hetimi më të gjerë, të nisur në Turqi që prej tetorit 2025, i cili ka vënë në fokus muzikantë, aktorë, biznesmenë dhe figura të tjera publike.
Megjithatë, hetimet vijojnë dhe personat e ndaluar prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.