Një 47-vjeçare nga Shkupi është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.
Sipas MPB-së, E.D. dyshohet se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht vajzën e saj 19-vjeçare dhe e kishte kërcënuar me një send të mprehtë.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj saj do të paraqitet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.