Mickoski për provimin e jurisprudencës: Kemi dorëzuar propozim deri te Komisioni i Venecias dhe e presim mendimin e tij, i cili është i detyrueshëm për negociatat me BE-në, për 20 vjet askush nuk ka kërkuar zgjidhje
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve, lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës, theksoi se pritet mendimi i Komisionit të Venecias, pasi në bazë të këtij mendimi duhet të veprohet më tej, sepse mendimi i Komisionit duhet të respektohet në përputhje me procesin e negociatave për anëtarësim në BE. Njëkohësisht, ai shprehu keqardhje që askush gjatë 20 viteve të fundit nuk ka dashur të gjejë zgjidhje për këtë çështje.
“Materiali i dorëzuar në Komisionin e Venecias është në formën e një ligji, për të cilin kërkojmë mendim dhe presim që Komisioni i Venecias të japë mendimin e tij. Pasi të përfundojë shqyrtimi dhe të merret ky mendim, atëherë do të marrim vendim se si të veprojmë më tej, por fillimisht duhet ta presim mendimin e Komisionit të Venecias, sepse nuk e dimë nëse ligji do të gjendet para Kuvendit në rast se mendimi është negativ. Atëherë edhe ju do të duhet ta pranoni këtë”, deklaroi kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi.
Kryeministri Mickoski shtoi se, nëse mendimi i Komisionit të Venecias për propozimin është pozitiv, atëherë të gjithë do të duhet ta pranojnë atë, përfshirë edhe deputetin Skender Rexhepi, pasi nuk dëshiron të besojë se një deputet bashkëkohor nuk dëshiron të respektojë mendimin e Komisionit të Venecias, i cili është pjesë e procesit të negociatave dhe e kritereve që janë pjesë e metodologjisë franceze të vitit 2019.
“Të presim se cili do të jetë mendimi dhe më pas të marrim vendime se si do të veprohet më tej. Deri më tani, procesi është zhvilluar në mënyrë shumë transparente, mua më vjen keq që për më shumë se 20 vjet, gjatë të cilave kanë pasur ministra të ndryshëm, me përkatësi të ndryshme etnike dhe politike, nuk kanë arritur ta çojnë përpara këtë çështje, madje as pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Por ja, tani ka ardhur koha që të shqyrtojmë një zgjidhje, por që ajo të vijë para deputetëve dhe ta mbrojmë së bashku me ministrin e Drejtësisë, fillimisht duhet të presim mendimin e Komisionit të Venecias”, theksoi kryeministri Mickoski.