Ata që tentuan të heshtin zërin e vërtetë opozitar, mendimin ndryshe në Kuvend dhe demokracinë e mirëfilltë reflektuan, ndryshuan renditjen në seancën për pyetje të deputetëve dhe deputetët tanë fituan atë që në fakt meritojnë, por të tjerë tentuan t’ua mohojnë.
Kjo nuk është thjeshtë fitore e Lidhjes Shqiptare, por e demokracisë dhe zërit të qytetarëve shqiptarë në Kuvend.
Por do të vazhdojmë të jemi vigjilent e këmbëngulës edhe përskaj këtij reterimi të pushtetit e një pjese të opozitës.
– Lidhja Shqiptare
Në vijim ju përcjellim video nga reagimet e deputetëve të Lidhjes Shqiptare në seancën e sotme: