Drejtoria e të Ardhurave Publike i dorëzoi një automjet udhëtarësh të pajisur posaçërisht Institucionit Publik nga fusha e shëndetësisë, për nevojat e institucioneve publike shëndetësore – Klinikave Universitare, Institutit dhe Qendrës së Urgjencës – Shkup.
Automjeti është i pajisur me rampë për qasje dhe do të përdoret për transportin e personave me aftësi të kufizuara dhe personave me lëvizshmëri të kufizuar. Në përputhje me vendimin e Qeverisë, automjeti jepet në shfrytëzim të përhershëm, pa kompensim.
Automjetin e dorëzoi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, magjistre Elena Petrova, te ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, dhe drejtori i Institucionit Publik, magjistër Bashkim Bakiu.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Kemal Krosi.
-Vlera e pronës publike nuk matet vetëm përmes evidencës së saj kontabël, por edhe përmes kontributit që mund t’u ofrojë qytetarëve. Përgjegjësia jonë është që burimet publike t’i menaxhojmë me ndërgjegje dhe racionalitet, duke mundësuar shfrytëzimin e tyre aty ku mund të krijojnë vlerë shtesë shoqërore, theksoi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, magjistre Elena Petrova.
Dorëzimi i automjetit është pjesë e aktiviteteve të organizuara me rastin e Ditës së Punonjësve Tatimorë – Shën Mateut.
-Automjeti do të jetë në përdorim të përditshëm. Çdo resurs që ua lehtëson pacientëve rrugën drejt marrjes së shërbimeve shëndetësore është i mirëseardhur – veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara, për të cilët vetë transporti shpeshherë përbën pengesën më të madhe, tha ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Gjithashtu, Drejtoria e të Ardhurave Publike ka dhuruar mjete financiare për Klinikën Universitare për Sëmundje Respiratore te Fëmijët „Kozle“, me qëllim të rinovimit të pjesës ambulatore-poliklinike të këtij institucioni publik shëndetësor.